Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, Presidenti Aliyev: Është përzgjedhur projekti-pilot, në fund të vitit kemi studim fizibiliteti

Presidenti Bajram Begaj dhe homologu i tij i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, ku kanë bërë me dije se në bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.
Aliyev bëri me dije se në fokus të takimit me kreun e shtetit shqiptar ishte projekti i gazifikimit të Shqipërisë. Aliyev tha se është përzgjedhur një projekt-pilot, dhe në fund të vitit 2023 do të jetë një studim fizibiliteti pas së cilit do të nisë dhe investimi në Shqipëri për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit.
“Po ashtu, një pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti i gazifikimit të Shqipërisë. Është përzgjedhur një projekt-pilot, gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do kemi studim fizibiliteti dhe pas kësaj shpresoj të fillojmë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit”, tha Aliyev.
Ky i fundit u ndal dhe te gazsjellësi TAP që sikurse theksoi është burim i sigurimit të energjisë. Presidenti Aliyev shtoi se volumet e tregtimit të gazit dhe prodhimi i gazit gjithashtu, po rriten.
“TAP është korridori gazsjellës që kalon nëpër Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë. Duke marrë parasysh punën aktive të Azerbajxhanit në BE në çështje të furnizimit me gaz dhe dokumentet e nënshkruara, në partneritetin strategjik në fushën e energjisë, këto përbëjnë faktor të rëndësishëm mes dy vendeve tona. Siguria e energjisë në vendet evropiane jepet përmes korridorit të gazit. Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi i gazit po ashtu”, shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




