Projektligj për Bletarinë, Krifca: Synojmë rritjen e prodhimit të mjaltit

Ekonomi | 4 vite më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar për herë të parë projektligjin për Bletarinë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky akt ligjor ka si synim formalizimin e sektorit, rritjen e prodhimit duke i dhënë vlerë produktit të mjaltit.

“Është një projektligj që do të formalizojë e rregullojë të gjithë prodhimin, transportin paketim e përpunimin e produkteve të bletarisë. Ky projektligj do t’i japë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit, duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend, i cili gjatë viteve të fundit, nga 2013-ta e deri këtej, ka pasur një dyfishim të kapaciteteve të prodhimit”, tha Krifca.

Projekligji pritet që t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme