Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Duamenës

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Rafel Duamena. Deri tani janë marrë në pyetje mjekët e skuadrës së Egnatias, stafi mjekësor I autoambulancës që transportoi futbollistin nga fusha e futbollit si dhe stafin mjekësor të spitalit të Kavajës. Gjithashtu është sekuestruar edhe kartela mjekësore e futbollistit ganez.
Vdekja e futbollistit të Egnatias, Rafael Duamena ka nxitur menjëherë fillimin e hetimeve për të gjetur shkakun e kësaj tragjedie. Eshtë Prokuroria e Durrësit, e cila të dielën ka nisur menjëherë hetim e ngjarjes tragjike, kur futbollisti ganez, Rafael Dëamena humbi ndjenjat gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Kavajës.
Deri më tani janë marrë në pyetje mjekët e ekipit rrogozhinas, personali i autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë, në të cilin u transportua menjëherë futbollisti. Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi të ekipit dhe stafit mjekësor.
Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet të cilës përcaktohet saktë shkaku dhe ora e saktë e vdekjes së lojtarit. Gjithashtu është sekuestruar edhe kartela mjekësore e Duamenës.
Aktualisht trupi i pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




