Promovimi i produkteve shqiptare- USAID prezanton projektin, SHBA: Përshtatuni kërkesave të tregut të BE-së

Aktualitet | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara janë deklaruar me hapa konkretë mbështetjeje të Shqipërisë për integrimin europian.

Ndërsa kanë shpallur projektin me vlerë 12 milionë dollarë, ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje prodhuesve shqiptarë të kërkojnë ndihmën e USAID-it për përshtatjen e produkteve të tyre me kërkesat e tregut të BE-së.

Ndërsa kanë theksuar me vite rëndësinë e qenies së Shqipërisë vend anëtar i BE-SË, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në vite pjesë edhe e lobimit të fuqishëm në institucionet dhe vendet anëtare të BE-së për arritjen e anëtarësimit të Shqipërisë.

Pak javë më parë, Bashkimi Europian shpalli programin e përfitimit financiar të vendeve të Ballkanit perëndimor në proporcion me ecurinë e tyre të reformave atë legjislative.

Çelja e kësaj korsie bën të mundur arritjen e disa objektivave të pjesshme, sidomos të tregut edhe jashtë procesit të plotë të kapitujve në pritje, të hapur apo të pambyllur.

Moto e integrimit europian e zbatuar në këtë projekt synon përshpejtimin e procesit përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë në bujqësi.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme