Protesta e 11 shkurtit/ Berisha paralajmëron policinë dhe SHIK: Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë dhe SHIK-un, se nëse dëmtohet qoftë dhe një protestues në protestën e 11 shkurtit, do të konsiderohet si i persekutuar politik. Persekutori, theksoi ai, do të përgjigjet dhe pas 30 vitesh.
“Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK të mbajë qëndrim koreekt. Cdo protestues i dëmtuar do konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Ndaj, paralajmëroj policinë, dhe punonjësit e SHIK, kini kujdes. Madje mos u fusni fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet”, tha Berisha.
Partia Demokratike e Rithemelimit, do të mbajë më 11 shkurt, ora 12:00 protestën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. PD parashikoi se pjesëmarrja do të arrijë deri në 100 mijë protestues.
Protestuesit do të grumbullohen fillimisht në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej për të vijuar më pas drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ndërsa foltorja e PD do të vendoset përballë Kryeministrisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



