Protesta e 20 Shkurtit, Mediu: Është dita e shqiptarëve për ndryshim

Partia Republikane i është bashkuar thirrjes opozitare për të protestuar më 20 shkurt, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.
Në një takim me strukturat e PR, kryetari Fatmir Mediu e konsideroi protestën e 20 shkurtit si një mundësi që qytetarët shqiptarë të ngrenë zërin e tyre për një Shqipëri ku të drejtat respektohen dhe ekonomia zhvillohet.
“Si shqiptarë, ne duam një mundësi për të ecur drejt Europës dhe jo për t’u rikthyer në kohë të errëta të kontrollit të jetës së njerëzve, të kontrollit të politikës apo ndëshkimit për interesa politike. Kjo duhet të marrë fund! E vetmja mënyrë për të marrë fund është që qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë së bashku”, tha Mediu.
Grupi i Rithemelimit dhe gazmend Bardhi, por edhe Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare kanë bërë thirrje për protestë kombëtare më 20 shkurt, ku sipas tyre duhet ti jepet fund këtij regjimi autokrat që ka krijuar kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




