Protesta e 3 Marsit, Berisha paralajmëron: Do të flasim fuqishëm me revolucionin tonë!

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i PD nga procesi i rithemelimit Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e 3 marsit do të jetë një revolucion të fuqishëm të demokratëve deri në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Duke folur gjatë një takimi me përkrahësit e tij demokratë ai tha se Rama po bën përpjekjet e fundit armiqësore ndaj Partisë Demokratike në gjykatë. “Ne do t’i qëndrojmë atij. 3 Marsi është një ditë e veçantë ku do të flasim fuqishëm në protestën tonë, revolucionin tonë!”. “Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Është i gatshëm të marrë çdo vendim që të shpëtojë lëkurën e tij” tha zoti Berisha për kundërshtarin e tij kryeministrin Edi Rama.

“Ne nuk shuhemi! Jemi forcë politike e pamposhtur! Ne e faktuam këtë! Dështoi çdo plan për të na shndërruar në vasale të Partisë Socialiste! Çdo plan për të na emëruar kryetarin e partisë! Për të na mbajtur një krye të partisë një njeri që vetë e kishte akuzuar ishte i financuar nga rusët!” u shpreh zoti Berisha. 

“Ne duke nxjerrë çdo mësim duhet të ecim në këtë revolucion me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët! Me bindjen se liria që ne mbrojtëm dhe mbrojmë është forcë e pathyeshme! Se orientimi ynë perëndimor, nuk mund të ndryshojë me asgjë. I rezistuam një agresioni korruptiv të pashembullt, por jemi në këmbë dhe ecim të sigurt deri në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij” ngriti entuziazmin e përkrahësve të tij zoti Berisha.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme