Protesta e grupit të Rithemelimit, Berisha: Nesër shkojmë të bashkuar. Rama, rrezik për kombin

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se grupimi politik që ai drejton shkon më i bashkuar në protestën e ditës së nesërme më 20 shkurt.

Duke folur para demokratëve, Berisha tha se kryeministri Rama përbën rrezik për kombin shqiptar.

Berisha theksoi se Rama ishte njeriu kryesor që la atë në arrest shtëpie.

“Edi Rama është rrezik madhor për kombin shqiptar se ai është dëshmuar një armik i egër, primitiv, i pabesë ndaj gjysmës së kombit që jeton në Kosovë, në një shtet tjetër të pavarur. Kurrë nuk duhet të pranojmë një kryeministër të tillë, ndaj dhe nesër është dita që shqiptarët të flasin në emër të kombit të tyre: o sot, o kurrë.

Miq, këto dy vite pamë shumë gjëra, pamë Rrajat që thyenin shkopinj bejsbolli mbi kafka qytetarësh dhe se si gjykatat i shpallën plagosje të lehta. Pamë arrestimin pa prova dhe fakte të kreut të opozitës, vetëm pse është në hetim. Pamë gardën që ndalon deputetët e opozitës të kryejnë detyrën e tyre”, u shpreh Berisha.

Për këtë arsye, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 20 shkurtit.  

“Prandaj me 20 shkurt ne do kërkojmë llogari për çdo ditë të zezë të kësaj dekade shkatërrimtare. Ne do fitojmë. Të dashur miq, nesër më 20 shkurt, ne shkojmë të bashkuar, shkojmë më të fortë se kurrë.

Mos harroni se çfarë përpjekjesh primitive, antidemokratike, antishqiptare u bënë që të na përçanin, të na bënin copë e çikë, vetëm e vetëm pse qëndronim në mbrojtje të interesit kombëtar, në mbrojtje të interesit shqiptar, në mbrojtje të pasurive të tyre, në mbrojtje të financave të tyre”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme