Protesta në Bjellorusi. Policia arrestoi mbi 1000 protestues

Botë | 6 vite më parë

Prej disa muajsh në Bjellorusi vijojnë protestat kundër Presidentit të vendit Lukashenko. Protesutesit kërkojnë largimin e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Ne protestën e së dielës më shumë se 1000 protestues u ndaluan nga policia. Sipas organizatave të shoqërisë civile që mbështesin protestat numri më i madh arrestimeve u bë në Minsk, ku policia përdori gazlotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Arrestimet e së dielës shënuar rekord të protestuesve të ndaluar nga policia Brenda një dite. Ndërkohë që numërohen  rreth 25 mijë të arrestuar që nga muaji gusht, mes tyre edhe gazetarë.

Liderja e opozitës, Svytlana Tsikhanouskaya, e cila që pas zgjedhjeve të gushtit është larguar nga vendi bëri thirrje për mbështetje ndërkobëtare. Aleksander Lukashenko drejton Bjellorusinë prej 26 vitesh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme