Protesta në Tiranë në ditën e 82-të, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Qytetarët u mblodhën përsëri në protestë para kryeministrisë me të kërkuarit para 82 ditësh, ku thirrja kryesore është dorëheqja e kryeministrit Rama.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e thellë të sistemit politik në vend.

Pas grumbullimit fillestar në sheshin qendror, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

Protestuesit përsërisin faktin se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmërojnë se mobilizimi do të vijojë.

Gjatë fjalës së tyre nga foltorja e improvizuar, përfaqësuesit e protestës nënvizuan se do të vazhdojnë praninë e tyre në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Pa dyshim, ata theksojnë se nuk kërkojnë shfuqizimin e paketës së maleve të ligjit për investitorët strategjikë, por kërkojnë ndryshime kushtetuese, sidomos ato të bëra në vitin 2008.”

“Nëse është nevoja ta zgjasim deri në dhjetor. Deri në dhjetor të qëndrojmë të fortë. Bravo!”, shprehen protestuesit.

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura, protestuesit kanë vijuar në rrugët kryesore të kryeqytetit, ashtu siç kanë bërë këto 82 ditë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme