Protestat e fermerëve evropianë – Von Der Leyen: Polarizimi duhet të tejkalohet përmes dialogut

Bashkimi Evropian duhet të tejkalojë polarizimin në sektorin e tij agroushqimor përmes dialogut. Kështu u shpreh presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen ndërsa fermerët e disa vendeve të bllokut kanë mbajtur protesta kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe në një kohë që blloku po përgatitet për zgjedhjet e parlamentit evropian që mbahen në qershor.
Von der Leyen, e cila synon të rizgjidhet në krye të organit ekzekutiv të BE-së, lancoi të enjten Dialogun Strategjik për të ardhmen e bujqësisë, një forum i ri që detyrë do të ketë formimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e sektorit agrobujqësor të BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian e vuri theksin tek rëndësia që sektori agrobujqësor ka bërë bllokun ndërsa pranoi sfidat me të cilat po përballet ai, por ndërkohë theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane, që kundërshtohet nga fermerët, e cila sipas Von der Leyen është jetësore për ruajtën e natyrës.
Prej kohësh, fermerët në disa vende evropiane protestojnë ndaj shtimit të kostove të prodhimit, si dhe ndaj rregulloreve nën marrëveshjen e gjelbër evropiane, nën të cilën deri në 2030-ën, duhet të reduktohen me 43 për qind emetimet e gazeve të efektit serë. Në Francë, protestat vijojnë prej dy javësh ku fermerët, të cilët kanë krijuar bllokada nëpër rrugë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




