Protestat masive, Presidenti i Sri Lanka arratiset me avion ushtarak

Botë | 4 vite më parë

Pas protestave masive në Sri Lanka për krizën ekonomike, Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur me avion ushtarak në Maldive me gruan dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Largimi i Rajapaksas i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada. Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe kishte premtuar se do të dorëhiqej sot (13 korrik).

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe sipas BBC, se do të shkojë në SHBA. Sri Lanka do të zgjedhë presidentin e ri më 20 korrik. Më 9 korrik protestuesit hynë në rezidencën e Rajapaksas duke thyer kordonin e policisë. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme