PS hap fushatën zgjedhore, flet kryeministri Rama

Kronikë | 6 vite më parë

Nga aktiviteti i çeljes së fushatës zgjedhore të PS, kryeministri Edi Rama, i cili ka kritikuar PD, e cila në aktivitetin e saj në sheshin “Nënë Tereza”, ka mbledhur grumbuj njerëzish duke mos respektuar masat anti COVID.

“Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe jemi këtu të gjithë bashkë për të repsketuar me mish e me shpirt këtë moment ku demokracia na imponon të dalim para popullit, të themi çfarë ne mendojmë se kemi bërë. Në një moment si ky sot ne që jemi mësuar të kalojmë përmes këtyre detyrimeve që janë dhe një nga pjesët më të bukura të jeës politike kur shkon te njerëzit je me njerëzit dhe së bashku me njerëzit ndan energjinë e madhe që prodhon një ndeshje.

Jemi të çuditshëm sepse e tillë është koha dhe ndryshe nga herët e tjera jemi këtu duke bërë përpjekjen tonë serioze ne ndërkohë që bëjmë detyrën të respektojmë rregullat dhe besoj se bëjmë shumë mirë ashtu sikurse besoj se në këtë veçori të paparë më parë uroj në pjesën tjetër të jetës tonë ta shohim si një moment që na jep mundësinë të bëjmë fushatë ku jo vetëm flasim por dhe dëgjohemi kur fjala peshon më tepër sesa gjuajtja e saj përballë një turme të madhe.

Ku njerëzve u jepet mundësia të dëgjojnë ato  që themi është një sfidë e madhe. Ne po bëjmë një dallim të madh edhe sonte. Praktikisht sonte ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina në një ekran televizori të ndarë mjafton të shohësh dy kartolina për të kuptuar dhe dëgjuar ndryshimin e madh që ndan ne dhe ata në mënyrën tonë të të qenit dhe në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe me shtetin.

Këtu ka respekt për shtetin për ligjin për rregullat  që i kemi vënë të gjithë se bashku dhe të gjithë së bashku i kemi pranuar mbi të gjitha njerëzit i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë ndërkohë që atje ska respekt për shtetin për ligjin për rregullat nuk ka repspekt për njerëzit kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetarë njerëzore familjare atje sundon papërgjegjshmëria e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër dhe me ironi ndaj grumbullimeve që PD organizoi në sheshin ‘Nënë Tereza’ për nisjen e fushatës elektorale. Rama tha se militantët erdhe më makinë si dasmorë për të pritur një dhëndër që u vonua një orë. Rama tha se Basha rrezikoi jetën e njerëzve duke bëtë partitë para shëndetit.

“Ndërsa atje, partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. U shfaqën me makina, e dasmorë, që kanë vërë përpara një dhëndër që vonohet 1 orë. Çfarë mund të presësh nga një person që lë një orë në të ftohtë të presina ata që i fton vetë. Ajo është një orë për t’u zgjuar, jo për të fjetur. Këtu ka dëshirë për të folur me fjalë se në fund të fundit njeriun nga kafsha një fjalë e ndanë. Në mungesë të dhëndrit, dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21-të, në vitin 2021, që të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma, klithma dhe pasthirma? Atyre që i shohin këto kartolina i them se nëse do të donit të dinit se çfarë ju pret, nëse ata do të vinin në krye, shikoni sheshin “Nënë Tereza”. Bllokim komplet dhe ngatërrim këmbësh. Faktikisht, po të shohësh vonesën, është shumë domethënëse, sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi, madje edhe të fillimit me vonesë të takimit tonë. Kanë 3 ditë që ndryshojnë orën dhe prapë se prapë na vonuan pak minuta, por për ne është shumë. Dhe arsyeja që ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre”, tha Rama.

Edhe pse në kohë COVID-i simptatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën sot pa ruajtur distancën fizike në hapje të fushatës në sheshin Nënë Tereza. Këtë akt e kritikoi edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës. Sipas Ramës, Basha dha shembullin më të keq duke mbledhur njerëzit në këtë kohë të rrezikshme.

“S’mund të jemi vatra infeksionesh, nuk mund t’i thërrasim njerëzit në rrezik e të çojmë te ata që na shohin mesazhin e tmerrshëm. Edhe kur bëhet fjalë për luftën për jetën e vdekjen, s’do t’ja dijë. Mandati i tretë i PS nuk është në nevojën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS, dhe për ata që e përfaqësojnë. Nuk është për karrigen e askujt. Është që Shqipëria të mos kthehet dot kurrë më mbrapa se me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha votat që kemi ende rrugës. Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më problem në mesin tonë, dhe çështja e pronës që me kaq shumë mund e durim është futur më në fund në rrugën e mbylljes përfundimtare si problem të shqiptarëve, të mos vihet më në diskutim,” tha Rama.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme