PS kryeson në Qarkun e Tiranës, Manastirliu: Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Teksa numërimi në Qarkun e Tiranës po shkon drejt fundit dhe Partia Socialiste kryeson dukshëm, drejtuesja e PS-së për Qarkun Tiranë, Ogerta Manastirliu, tha se edhe njëherë konfirmohet mbështetja e Tiranës për Edi Ramën dhe partinë e tij.
Manastirliu theksoi se besimi i qytetarëve do të përkthehet në më shumë punë.
Tashmë priten edhe kutitë e fundit në Tiranë, ku PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek Edi Rama dhe tek Partia Socialiste, për të vijuar progresin në reformat e pakthyeshme dhe për projektin ambicioz të integrimit në Bashkimin Europian.
Faleminderit të gjithë qytetarëve! Ky është një besim i madh, të cilin ne do ta kthejmë në më shumë punë dhe më shumë përpjekje të përbashkëta për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është një fitore e qytetarëve të Tiranës dhe e gjithë shqiptarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





