PS mbledh Asamblenë Kombëtare, prioritetet për sezonin e ri politik

Socialistët mbledhin sot (4 shtator) Asamblenë Kombëtare, takim ky i dyti brenda më pak se dy muajve.
Në mbledhjen pararendëse të 26 korrikut, anëtarët miratuan me dyer të mbyllura disa zëvendësime në rang ministrash dhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar.
Mbledhja e sotme është parashikuar të mbahet në orën 16:30.
Përveç objektivave për sezonin e ri politik, Asambleja pritet të shpallë edhe emrat e sekretariatit të ri të partisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




