PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, socialistët nisin përgatitje për zgjedhjet e vitit 2025

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare të saj. Kryetari i PS-së, Edi Rama ka thirrur anëtarët e forumit politik me një vendim të prerë, ku thuhet se askush nuk duhet të mungojë. Anëtarësia e Asamblesë është njoftuar në fillim të kësaj jave për mbledhjen e forumit, i cili do të sjellë një mesazh politik edhe nga kryetari Rama. Partia që qeveris vendin për të 11-in vit radhazi po përgatit kongresin e saj zgjedhor, me qëllim përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. 

Në Asamble do të diskutohet për jetën e brendshme te socialistëve, situatën politike në vend dhe detyrimet e të majtëve për të rritur efeciencën në qeverisje dhe në proceset integruese të vendit.

Mbledhja e Asamblesë është e para që thirret për këtë vit dhe e para pas kongresit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme