PS siguron fitoren në Kombinat, Gonxhja: Kemi rritje krahasuar me 2021
Partia Socialiste ka dalë fituese në zonën e Kombinatit në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me rezultatin e vitit 2021. Lajmin e konfirmoi drejtuesi politik i PS për këtë zonë, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se PS ka arritur të sigurojë 54.5% të votave, nga 53.5% që kishte në zgjedhjet e mëparshme.
“Rikonfimohet se njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda të gjitha njësive bashkiake me popullsinë më të madhe brenda vijës së verdhë. Sot është një moment i gëzuar për ne për të njohur fitoren e PS në Kombinat pasi nuk është një nga zonat më të lehta se ka pasur problematika lidhur me rindërtimin. Jemi edhe më mirë se në 2021, jemi 54.5 % këto zgjedhje krahasuar me 53.5% në 2021”, tha Gonxhja
Ai theksoi se ka pasur një ulje në numrin e votuesve për shkak të ndryshimeve në pasaportizim, ku mbi 4 mijë banorë të Kombinatit janë transferuar në njësinë 14. Megjithatë, sipas tij, kjo rënie në pjesëmarrje lidhet me një bojkot të opozitës, ndërkohë që mbështetja për PS është rritur.
“Kemi pasur një rënie të numrit të votuese për shkak se nga Kombinati mbi 4 mijë votues kanë shkuar në njësinë 14 për shkak të pasaportizimit. Ka një rënie në pjesëmarrje në votime, por nga ne është përkthyer si bojkot të opozitës, pasi shifrat e PS rriten”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





