PSD ankimim në KAS: Të rinumërohen 59 kuti votimi për Këshillin Bashkiak Korçë! Votat u rritën në mënyrë fiktive për PS dhe PAA

Partia Socialdemokrate ka ankimuar në KAS rezultatin e dalë nga KZAZ 74 për këshillin bashkiak të Korçës.
Në ankimim PSD pretendon se në 59 kuti votimi është manipuluar rezultati, ku sipas saj votat janë rritur në mënyrë fiktive në favor të dy partive PS dhe PAA.
Për këtë, PSD thekson se rritja e votave ka bërë që këto parti të marrin më shumë mandate për Këshillin bashkiak Korçë nga sa u takon duke deformuar rezultatin.
PSD kërkon nga KAS hapje4 të 59 kutive të KZAZ nr.74 dhe të rinumërohen edhe njëherë votat.
Në Këshillin Bashkiak Korçë, PSD ka marrë 1 mandat, ndërsa PS 23 mandate dhe PAA 2 mandate. Mandatet e tjera janë shpërndarë për subjektet e tjera zgjedhore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




