“Pse më sheh ashtu”/ Dëshmitari rrëfen ngjarjen e Kavajës: Si nisi sherri mes 2 personave që vranë njëri-tjetrin

Të dy personat që mbetën të vrarë mbremjen e djeshme duke qëlluar njëri tjetrin me thikë dhe me armë, kanë qenë me precedent të mëparshëm penalë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka kardhur pas konflikteve të mëparshme mes të dyve, ndërsa nga hetimet nuk rezultojnë persona të tjerë të përfshirë
Armand Alias Edmond Gosa dhe Sali alias Altin Rexha, dy 43-vjeçarët që vranë njëri-tjetrin në Kavajë pasditen e së mërkurës dyshohet se u takuan rastësisht në lokalin pranë zonës së njohur si kryqëzimi i valutës.
Pak minuta mjaftuan për të tensionuar situatën për shkak të një konflikti të mbartur më parë. Sali Rexha ka qenë në lokalin afër shtëpisë së tij me qira kur ka ardhur Armandi , ardhja e të cilit nuk dihet saktësisht nëse ka pasur si synim sqarimin mes tyre.
Dëshmitarët pohuan për policinë se nisja e konfliktit ishte për motive banale, me fjalët “pse me sheh ashtu”. Mes të tjerash një banor I zonës tha se Sali Rexha ishte me fëmijën e mitur kur ndodhi vrasja.
Nga veprimet paraprake të policië rezulton se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt. Të dy viktimat rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e gotidi me kazëm në sherrin që nisi për një vajzë, ndërsa Rexha ka të regjistruar një procedim për një sherr që ka ndodhur më herët.
Të dy rezultojnë me emra të ndryshuar dhe dyshimet e bluve janë se e kanë bërë për shkak të problemeve që mund të kenë pasur jashtë vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



