“Publikisht“ në RTSH, Kryemadhi: “Skandali Mec Gonigal”, Rama në panik

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në emisionin “Publikisht“ në RTSH, deklaroi se refuzimi i kryeministrit, Edi Rama, për t‘u ballafaquar në Kuvend për atë që ajo e konsideron si “skandali Mec Gonigal”, është shprehje e panikut të tij rreth këtij skandali.
Sipas Kryemadhit, përfshirje e shtetit shqiptar në një skandal që ka prekur SHBA nuk mund të anashkalohet.
“Në apsketin e qyetarëve gjërat kanë të bëjnë me ujin, dritat etj. Por në aspektin e këtij skandali, Rama qartazi është në panik. Nëse një njeri s’ka faj, s’do të kishte problem të ballafaqohej në Kuvend. Por kërkohet transparencë me SHBA. Rama nuk ka respekt për opozitën me këtë që bën, por edhe opozita nuk ka respekt për Ramën”,- tha Kryemadhi.
Sipas saj, të gjithë duhet të kenë respekt për institucionin e Kuvendit, pasi kemi rregullore për komisionet hetimore, mocionet për debat etj., por shumica parlamentare po mundohet që të gjej artifice për ngritjen e komisioneve hetimore, që më shumë janë shprehje e panikut të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



