Puma “lan” në ar Jack Grealish

Angli | 4 vite më parë

Jack Grealish ka nënshkruar kontratën më fitimprurëse të këpucëve që i është dorëzuar ndonjëherë një futbollisti britanik duke u bërë imazhi i ri i Puma-s.

Mesfushori i Manchester City, i cili deri më tani vishej me Nike, ka vendosur të pranojë bashkëpunimin me shtëpinë e artikujve sportiv me qendër në Gjermani.

Burimet e Nike besojnë se Grealish, i cili është një nga lojtarët më popullorë në Premier League, ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth 10 milionë stërlina në sezon për pesë vjet me Puma-n.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme