Punimet tradicionale gjirokastrite, artizania: Të rinjtë nuk e duan këtë zanat. Turistët të interesuar

Sociale | 4 vite më parë

Punimet tradicionale karakteristike të Gjirokastrës nuk po tërheqin vëmendjen e të rinjve. Prej më shumë se 4 dekadash artizania, Leonora Cici ushtron mjeshtëritë tradicionale të punimeve me grep dhe qëndistarisë.

Ajo, nëpërmjet një rrëfimi për mikrofonin e RTSH shprehet se ka nisur punimet që në moshën 17 vjeçare, duke e perfeksionuar në ish-ndërmarrjen artistike duke e kultivarët më pas gjatë viteve të para të tranzicionit në një punishte qëndistarie.

Lola, siç e thërrasin të njohurit e saj, prej disa vitesh ka çelur biznesin e saj në zonën e Pazarit karakteristik, ku ekspozon punimet e realizuara me shumë finesë dhe fantazi nga duart e saj.

Ajo shprehet se, këto punime kanë ngjallur mjaft interes nga vizitorët dhe preferojnë të gjitha llojet e punimeve përfshirë dhe kostumet.

Lola thotë se, për realizimin e një punimi i duhet kohë ndërsa pohon se, interesi nga ana e të rinjve për të ushtruar e kultivuar këto zanate kanë shënuar rënie dhe duhet me doemos që këto tradita të përcillen me qëllim të mos humbasin.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme