Punonjësit e Lufthansës në grevë, anulohen 90% e fluturimeve, preken 100 mijë pasagjerë

Botë | 3 vite më parë

Më shumë se 100,000 pasagjerë janë prekur këtë të mërkurë nga greva e stafit tokësor të kompanisë ajror Lufthansa. Greva e cila vazhdon që nga ora 04:00 e mëngjesit do të zgjasë për rreth 27 orë, ka lajmëruar sindikata Verdi.

Kompania ajrore ka njoftuar pasagjerët që të shkojnë në aeroporte vetëm nëse udhëtimi i tyre nuk është anuluar.  Rreth 25,000 pjestarë të stafit janë bërë pjesë e grevës për paga më të larta. Në grevë po marrin pjesë punonjësit aeroporteve të Berlinit, Hamburgut, Mynihut dhe Frankfurtit. 

Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të planifikuara për sot.  Greva pritet të përfundojë të martën në orën 07:10, por trafiku ajror nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Euroëings, Sëiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga grevat.

Punonjësit kërkojnë rritje të pagave 12.5% ose të paktën 500 euro në muaj dhe një “kompensim inflacioni” për çdo 3000 euro. Greva vjen pasi Gjermania përballet me një valë në rritje të trazirave sociale në sektorin e transportit. Pilotët e linjës ajrore gjermane Discover, një degë e Lufthansa, organizuan këtë javë një grevë 48-orëshe.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme