Punonjësit e OSHEE-së Krujë pezullojnë punën, protestojnë kundër arrestimit të kolegëve

Punonjësit e OSHEE-së të njësisë Krujë e Fushë Krujë kanë vendosur të pezullojnë sot shërbimet ndaj qytetarëve në shenjë proteste për arrestimin e dy prej kolegëve të tyre pas zbulimit që një ish tunel i ushtrisë ishte kthyer në një laborator kanabisi.
Policia arrestoi dy punonjës të OSHEE-së së Fushë Krujës, ndërsa shpalli në kërkim përgjegjësin e grupit të OSHEE-së dhe elektricistin e zonës duke i akuzuar për “shpërdorim detyre”
Sipas policisë tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, “lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.
70 punonjësit që i shërbejnë komunitetit Krujë dhe Fushë Krujë thonë se po penalizohen pa të drejtë pasi janë në shërbim të komunitetit, por penalizohen me argumentin që bashkëpunojmë me krimin por kjo nuk është e vërtetë.
“Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- thotë shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula për gazetarët paraditen e sotme.
Ish tuneli i ushtrisë në zonën e mbrojtur mjedisore të Krastës, në Krujë, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




