Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh u rikthehen protestave

Sociale | 6 vite më parë

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave ketë të  premte  përpara uzinës së qytetit. Dështimi i negociatave me administratoret, Ministrinë Energjitike dhe qeverinë shqiptare kanë sjellë reagimin e ashpër të naftëtarëve dhe një vendimmarrje, që sipas tyre do t’i çojë në grevë urie.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se janë  900 familje naftëtarësh, që janë lenë në mëshirë të fatit.

Naftëtarët prej disa muajsh kërkojnë  ndërhyrje nga shteti  për të rikthyer pagat e prapambetura si dhe për rifillimin e punës në uzinë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme