Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Rama: Rezistencë, për të imponuar një zgjidhje të negociuar

Rezistencë, për të imponuar një zgjidhje të negociuar. Ky ka qenë përkufizimi që ka dhënë kryeministri Edi Rama, lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, gjatë vizitës në Itali, ku u nderua me çmimin “Urdhri i Minervës”.
Gjatë komenteve për mediat italiane, Rama u shpreh se të gjithë duan paqen, por nuk është e thjeshtë, pasi është një situatë tejet të veçantë, për shkak të një agresion ushtarak në Evropë, “duke vënë në diskutim, në mënyrë brutale, sovranitetin dhe integritetin territorial të një vendi evropian”.
“Do të ishte ideale të kishim një paqe pa përdorimin e armëve. Por nuk e shoh të mundur këtë. Të kthesh faqen tjetër është një ide shumë e mire, por jo atëherë kur bëhet fjalë për një pushtues. Historia nuk na servir asnjë rast në të cilin, duke i drejtuar faqen tjetër një pushtuesi, është arritur paqja dhe pushtuesi është kthyer në shtëpinë e tij.”- tha Rama.
Sipas tij, duhen duhet domosdoshmërisht të punohet çdo ditë për të krijuar një spirale të mundshme negociatash, ndërsa luftimet vazhdojnë, pasi nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të thotë fjalën e saj atëhere çdo gjë do të kishte përfunduar tashmë që më siguri nuk do të ishte paqja, por pushtimi ushtarak i një vendi evropian.
“Kjo është e papranueshme. Por nga ana tjetër duhet të përpiqemi gjithmonë. Ka të tjerë shumë më të zgjuar se unë për të dhënë një zgjidhje. Unë momentalisht nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjidhjes që kanë përcaktuar të gjitha vendet perëndimore, pasi kanë reflektuar mjaftueshëm rreth kësaj, pra, të rezistosh deri në fund për të imponuar në fund një zgjidhje të negociuar.”- theksoi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




