Putin: Europa po bllokon dhurimin e 300 mijë tonëve plehra për vendet e varfra

Botë | 4 vite më parë

Bashkimi Evropian akuzohet nga presidenti rus, Vladimir Putin, se ka bllokuar dhurimin e 300 mijë tonëve plehra ruse për vendet që kanë më shumë nevojë për to. Në të njëjtën kohë, Moska ankohet se Perëndimi po ngre barriera ndaj eksporteve të saj .

“Fundi shurdhues i cinizmit është se edhe oferta jonë për të transportuar 300 mijë tonë plehra ruse, të bllokuara në portet evropiane për shkak të sanksioneve, drejt vendeve që kanë nevojë ende nuk ka marrë përgjigje. Është e qartë, ata nuk duan t’i lënë bizneset tona të bëjnë para. Por ne duam t’i japim këto tonelata plehra falas për vendet në nevojë “, tha Putin.

Rusia, e cila është një fuqi botërore në prodhimin e grurit, nuk mund të shesë prodhimin dhe plehrat e saj për shkak të sanksioneve perëndimore të cilat prekin kryesisht sektorët financiarë dhe logjistik.

Në vitin 2021, Rusia ishte eksportuesi më i madh i plehrave azotike dhe furnizuesi i dytë më i madh i plehrave fosfate, sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Vendet në Afrikë, Azinë Jugore dhe Amerikën Latine janë ato më të prekura nga kufizimet perëndimore në furnizimin me energji, ushqim dhe plehra ruse në tregjet botërore./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme