Putin: Evropa do të paguajë çmimin për embargon ruse të naftës

Botë | 4 vite më parë

“Evropa do të paguajë një çmim të lartë për energjinë nëse Perëndimi vendos një embargo ndaj naftës ruse”. Kështu është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalës së tij me shefat rusë të naftës dhe zyrtarët e qeverisë në një fjalim televiziv për ndikimin e sanksioneve perëndimore në industrinë e energjisë, raporton BBC.

Teksa pretendoi se sanksionet të cilat u vendosën pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt ishin vendosur nga Perëndimi për arsye politike ai tha se bisedat për një embargo të mundshme kishin nxitur tashmë një rritje të çmimeve globale të naftës.

Në përfundim ai tha se sipas tij do të ishte e pamundur për disa vende evropiane, të cilat varen shumë nga energjia nga Rusia, të shmangin plotësisht naftën ruse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme