Putin merr pjesë në stervitjen ushtarake mes Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera miqësore me të

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë të martën që përfshin Kinën dhe disa vende të tjera miqësore me Rusinë, Kremlini, tha zëdhënësi Dmitry Peskov për agjencitë lokale të lajmeve, raporton The Guardian.

“Putin u takua me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit ushtarak Valery Gerasimov në poligonin ushtarak Sergeevski dhe vëzhgoi fazën përfundimtare të stërvitjeve ushtarake”, thuhet të ketë thënë Peskov.

Stërvitjet ushtarake, të quajtura Vostok-2022, filluan më 1 shtator dhe do të zhvillohen deri më 7 shtator në disa terrene stërvitore në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në ujërat në brigjet e saj lindore.

Sipas Moskës, mbi 50,000 ushtarë dhe më shumë se 5,000 njësi të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 140 avionë dhe 60 anije, do të përfshihen në stërvitje.

Vendet pjesëmarrëse përfshijnë disa nga fqinjët e Rusisë, si dhe Sirinë, Indinë dhe aleatin kryesor Kinën.

Stërvitje të ngjashme u mbajtën për herë të fundit në vitin 2018.

rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme