Putin: Një presidencë e Bajden shumë më e mirë për Rusinë se një e Tramp

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se një presidencë e Xho Bajden (Joe Biden) do të jetë shumë më mirë për Rusinë, se sa një presidencë e Donald Tramp (Trump).

“Biden do të ishte më mirë për Rusinë “sepse ai është një person më me përvojë, ai është i parashikueshëm, ai është një politikan i një formacioni të vjetër”, tha Putin, teksa shtoi se Rusia do të punojë me çdo lider të SHBA-së që fiton besimin e popullit amerikan.

Putin tha gjithashtu se për të gjykuar veprimet e administratës aktuale duhet të shikohet “pozita e saj politike”.

“Unë besoj se pozicioni i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar,” tha Putin duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas tij, lufta “mund të kishte qenë më shumë se një vit e gjysmë më parë” nëse do të mbaheshin marrëveshjet gjatë një takimi në Stamboll në mars 2022. Por presidenti nuk specifikoi se cilave marrëveshje iu referohej.

Presidenti rus tha se i vinte keq që “nuk filloi veprimet aktive në Ukrainë më herët se shkurti i vitit 2022, duke pretenduar se udhëheqësit perëndimorë e kishin gënjyer Rusinë për “mos zgjerimin e NATO-s në Lindje”.

“Ne ishim dhe jemi të shqetësuar për mundësinë e tërheqjes së Ukrainës në NATO, pasi kjo kërcënon sigurinë tonë”, tha Putin.

Putin gjithashtu pretendoi se marrëveshjet e Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia në vitin 2015, nuk ishte menduar kurrë të mbaheshin, por të përdoreshin “për të blerë kohë për të ngarkuar Ukrainën me armë shtesë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme