Putin njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës, Xhaçka: Cënim i intregritetit territorial!

Politikë | 5 vite më parë

Shqipëria dënon veprimin e presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e pavarësisë të rajoneve lindore të Ukrainës. Në një reagim ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e konsideron shkelje e së drejtës ndërkombëtare si dhe cënim i intregriteti territorial. Xhaçka shkruan se Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Xhaçka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme