Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste, Meta: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar!

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut, nga presidenti rus Vladimir Putin. Meta shprehet se ky akt minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




