Putin nxjerr ligjin: 10 vite burg për dezertorët dhe ata që refuzojnë të luftojnë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus,  Vladimir Putin, ka nënshkruar një amendament ligji që parashikon një dënim me 10 vjet burg për ushtarët që dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë gjatë periudhave të rekrutimit.

Amendamenti i kodit penal për të ashpërsuar dënimet për dezertimin u miratua këtë javë nga Duma dhe u publikua në faqen e internetit të qeverisë, që do të thotë se tashmë ka hyrë në fuqi.

Një dënim prej 10 vitesh burg parashikohet për ata që dezertojnë, shkojnë “pa miratim” te armiku, refuzojnë të luftojnë ose nuk i binden urdhrave gjatë periudhave të rekrutimit. Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin nënshkroi gjithashtu një ligj që e bën më të lehtë dhënien e nënshtetësisë ruse për të huajt që zotohen të shërbejnë të paktën një vit në ushtri , në një kohë kur Moska po përpiqet të rekrutojë më shumë burra për të luftuar në Ukrainë.

Zakonisht kërkohet që dikush të ketë jetuar në Rusi për të paktën pesë vjet për të aplikuar për shtetësi.

Kjo masë duket se synon kryesisht emigrantët nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, të cilët jetojnë në qytete të mëdha dhe ushtrojnë profesione të rënda dhe josanitare.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi të hënën se një “zyrë rekrutimi” së shpejti do të funksionojë brenda qendrës së madhe administrative të Sakharov, përmes së cilës duhet të kalojnë të gjithë emigrantët./ CNN.gr

/rtsh.al/

Kirgistani dhe Uzbekistani këtë javë u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të mos marrin pjesë në asnjë luftë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme