Qëllohet me armë ish-Kryeministri japonez, policia arreston autorin, pamje nga vendngjarja

Botë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë teksa ndodhej në Nara. Si pasojë e dy plumbave të marrë, ish-kryeministri u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, por më pas ndërroi jetë. Ambulanca, policia dhe helikopterë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa autori është arrestuar menjëherë nga autoritetet japoneze.

Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen dhe ministri i Jashtëm indonezian Retno Marsudi kanë shprehur keqardhjen e tyre pas ngjarjes së rëndë, raporton CNN.

“Besoj se të gjithë janë po aq të befasuar dhe të trishtuar sa unë. Tajvani dhe Japonia janë të dyja vende demokratike me sundim të ligjit. Në emër të qeverisë sime, dëshiroj të dënoj ashpër aktet e dhunshme dhe të paligjshme.

Ish-kryeministri Abe nuk është vetëm një mik i imi i mirë, por edhe një mik i vendosur i Tajvanit. Ai ka mbështetur Tajvanin për shumë vite dhe nuk kurseu asnjë përpjekje për të promovuar përparimin e marrëdhënieve Tajvan-Japoni’, shkroi në një postim në Facebook presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen.

Teuku Faizasyah, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indonezisë në emër të Ministrit të Jashtëm Retno Marsudi, tha në një deklaratë: “Ministrja i ka shprehur ngushëllimet e saj në emër të ministrave të jashtëm të G20, ministrit të Jashtëm japonez’.

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme