Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti, policia në kërkim të 35-vjeçarit

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte (25 prill), ndërsa policia sqaron se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Blutë e Vaut të Dejës informojnë se vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e 35-vjeçarit.

“Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme