Qëlloi nga banesa dhe kërcënoi me vrasje policët, arrestohet 83-vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga një 83-vjeçar, pas të shtënave me armë që gjatë mesnatës zgjuan lagjen “Partizani” në Shkodër.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, autori kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, efektivët.

Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 83-vjeçarit. 

Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. 

Pak orë më parë ai qëlloi me armë gjahu nga ballkoni i banesës së tij në drejtim të automjeteve të parkuara. 

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësorë, si dhe iu bë thirrje autorit të dorëzohej, të cilave autori nuk iu bind, por u fut në banesë, mbylli derën dhe i kërcënoi me vrasje punonjësit e Policisë që po tentonin të futeshin në banesë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme