Qëlluan policinë, arrestohen dy autorët e tentativës së grabitjes në Prush

Aktualitet | 3 vite më parë

Më shumë se tre muaj i janë dashur Policisë së Tiranës që të zbardhë identitetin e autorëve të tentativës së grabitjes së një banese në Prush të Tiranës, të cilët në fund të dhjetorit të vitit të shkuar u pikasën nga Policia dhe e qëlluan me armë këtë të fundit.

Bëhet fjalë për Klodjan Cypin dhe Kleotild Bardhin me precedent në fushën e grabitjes. Ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim nga policia i dyshuar edhe ai për “vjedhje me armë”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tentuan të vidhnin banesën në Prush. Ata qëlluan në drejtim të patrullës së policisë që mbërriti në vendngjarje.

Policia thotë se gjithsej ishin 5 grabitës në atë ngjarje, të cilët u ndanë më pas për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Ata dyshohen edhe për vjedhje në një argjendari në si dhe për një vjedhje të mbetur në tentativë në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme