Qeveria gati pr.ligjin për arbitrazhin në Shqipëri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznes – shtet

Qeveria ka miratuar projektligjin për arbitrazhin në Shqipëri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznes – shtet, apo biznes me biznes.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se ky projektligj i jep mundësinë që biznesi t’i zgjidh mosmarrëveshje mes shteti dhe privatit apo dhe përmes njëri tjetrit në autonominë e vullnetit të palëve, është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet.
“Ky projektligj ka nisur që me misionin Euralius 5 në Shqipëri dhe ndihmon në konsolidimin e drejtësisë në Shqipëri dhe do të ndikojë pozitivisht për biznesin dhe investimet si të brendshme dhe të huaja duke krijuar një impakt pozitiv edhe për biznesin dhe për ekonominë.
Me këtë projekt ligj i japim mundësinë që biznesi t’i zgjidh mosmarrëveshje mes shteti dhe privatit apo dhe përmes njëri tjetrit në autonominë e vullnetit të palëve, është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet” tha Manja
Më 7 prill kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare po shikon mundësinë për të dalë jashtë juridiksionit të arbitrazhit ndërkombëtar.
Kjo deklaratë u bë gjatë diskutimit të çështjes “Beccheti”, ku Rama shtoi se qeveria është e vendosur të vijojë betejën ligjore me Francesko Becchetin, për të mos paguar gjobën prej mbi 100 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




