Qeveria greke u kërkon ndihmë klinikave private për të lehtësuar barrën e spitaleve shtetërore

Qeveria greke u ka kërkuar dy klinikave private dhe stafeve të tyre në Selanik për të lehtësuar barrën mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit (NHS) në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
“Gjatë valës së parë dhe të dytë të pandemisë COVID-19, u shtuan si mbështetje spitalet e NHS-së, spitalet ushtarake dhe sistemet e kujdesit shëndetësor parësor për menaxhimin e krizës së shtretërve dhe njësive të kujdesit intensiv joCovid. Ne patëm edhe një bashkëpunim të mirë me sektorin privat”, theksoi Ministria greke e Shëndetësisë.
Në prefekturën e Selanikut dhe pas ngarkesës shumë serioze epidemiologjike, që vë në provë kufijtë e spitaleve shtetërore si dhe të personelit, u konsiderua e nevojshme që të kishte shtretër të zakonshëm të repartit COVID-19 edhe në klinikat private.
Një kërkesë u dërgua edhe në spitalet private, ku dy klinikave private dhe personelit të tyre iu kërkua ndihmë në betejën e vazhdueshme kundër koronavirusit.
Burim: ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




