Qipro shpëton 60 emigrantë sirianë, kishin mbetur në det prej ditësh

60 emigrantë sirianë u shpëtuan nga një varkë e vogël në ujërat e Qipros, pasi ishin bllokuar në det për ditë të tëra. Autoritetet gjendën në varkë tre fëmijë dhe një burrë pa ndjenja në bord.
Autoritetet e Qipros nisën kërkiëmt pasi një anije tregtare raportoi se kishte parë një varkë të vogël peshkimi prej druri rreth 30 milje detare nga Kepi Greko, pika më juglindore e Qipros.
Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Shpëtimit të Qipros tha se të gjithë emigrantët u dërguan në spital, duke përfshirë katër të gjetur pa ndjenja dhe tre që kishin fraktura në këmbë, raporton Reuters.
Zyrtarët thanë se emigrantët sirianë kishin lundruar nga Libani më 18 janar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




