Rama dekoron 7 sportistë me medaljen e Yllit të Madh të mirënjohjes Publike

Aktualitet | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me medaljen Yjet e Mirënjohjes Publike, 7 sportistë të mirënjohur, në shenjë admirimi, respekti dhe mirënjohje për atë që kanë bërë për Shqipërinë dhe shoqërinë. Konkretisht, Kryeministri Rama ka dorëzuar medaljet e mirënjohjes “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, Rama u shpreh se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se  në vijim, do të shtohet edhe një  mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme