Rama inspekton punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë: Përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot pasdite qytetin e Vlorës, për të inspektuar punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social FB, Rama shkruan se është bërë një punë me dashuri të veçantë për etërit themelues të shtetit shqiptar.
“Në përfundim të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar”, shkruan Rama në FB.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




