Rama: Ka rrezik real të ndikimit rus në Ballkan. Zelenski: Putin do bëjë gjithçka për destabilizim

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) thanë se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik të qartë nga ndikimi rus dhe se Putin do të bëjë gjithçka që të destabilizojë rajonin për të mbijetuar politikisht.
Zelenski tha Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizojë dhe përçajë rajonin duke filluar tek vendet e vogla dhe për të shmangur këtë duhet që lufta për liri në Ukrainë të mbështetet, pasi është luftë jo vetëm për të por për gjithë botën demokratike.
“Fakti që gjendemi këtu në këtë tryezë dhe të gjithë së bashku kemi shembuj të ndryshëm historik të marrëdhënieve të rëndësishme dhe është shembulli më i mirë që kemi ardhur dhe bërë së bashku. Është një rrugë drejt paqes dhe për t’u mbrojtur. Ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur, nuk është e thjeshtë për të gjithë ata që janë rreth tryezës dhe ne e kuptojmë, por ne nuk i kushtojmë vëmendje provokimeve se ato të përçajnë. Ballkani duhet të jetë së bashku sot dhe mendoj se Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën. Të gjithë ata që kanë ndihmua Ukrainë dhe sot nuk duhet të bëjmë pauza se Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej që të mbijetojë politikisht. Do të të ushtrojë ndikim në ato vende ku mundet, tek vendet e vogla”, tha Zelenski.
Edhe kryeministri Rama tha se ka një rrezik të qartë dhe real për destabilizim në rajonin e Ballkanit, i cili ka historitë e tij të luftërave. Për të shmangur këtë tha Rama, Ballkani po punon drejt forcimit të institucioneve që konfliktet të zgjidhen me bisedime paqësore.
“Në Ballkan ne nuk jemi një rajon pa probleme, jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për atë çka është interes i përbashkët dhe pastaj të diskutojmë paqësisht për atë që nuk biem dakord. Duhet të forcojmë institucionet, ekonominë dhe demokracinë tonë dhe sa më shumë fuqi të marrim në këtë drejtim aq më pak do të jemi të rrezikuar për atë që është ende e pazgjidhur. Edhe një herë po ka në rrezik të qartë real për Ballkanin Perëndimor, pro askush nuk duhet ta shoh se ushtria ruse vjen këtu, por ajo që ndodh në Ukrainë mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një qëndrim dhe mendim të qartë në lidhje me Ukrainën. Nëse humbasim këtë qartësi rrezikojmë të hymë në një fazë errësire”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




