Rama-Kristos: Të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës. Po përgatitemi për hapjen e ambasadës në Sarajevë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Borjana Kristo në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Kristo u shpreh se Bosnje-Hercegovina nuk është e gatshme të aprovojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës dhe tregun e përbashkët.

“Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm për t’i aprovuar për lëvizjen e e lirë dhe tregun e përbashkët. Jemi duke u marrë me këto iniciativa që të bëhen aktuale.

Pas këtij takimi do vijojmë intensitetin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe në rajon”, tha Kristo.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se po përgatiten për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë.

“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve dhe po përgatitemi për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë”, tha Rama.

Ky i fundit u ndal dhe te bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë të Kosovës në Bosnje-Hercegovinë, ku tha se është e pakuptimtë të ketë problematika të kësaj natyre.

“Nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe vende të tjera dhe unë ja thash dhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e procesit të Berlinit dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptarë të Kosovës, të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin në nivelin e qytetarëve ndërkohë që politika duhet t’i shërbejë qytetarëve pa dallim.

Dëshiroj të besoj se ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnje-Hercegovina do t’i bëjë ato”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme