Rama: Kukësi do të jetë poli ekonomik i verilindjes së Shqipërisë

Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli në realizimin e premtimit për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit, për ta kthyer këtë zonë në në pol ekonomik të verilindjes së Shqipërisë. Zoti Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e këtij aeroporti. “MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




