Rama mbledh në selinë rozë kryesinë e PS. Gazetarja e RTSH-së zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur në selinë rozë Kryesinë e partisë.
Mësohet se në këtë takim po marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve, ndërsa në fokus të diskutimeve është organizimi i partisë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gazetarja Denada Shkodrani ka zbuluar detaje në lidhje me qëllimin e kësaj mbledhje që po zhvillohet në selinë rozë të PS-së.
Takimi mësohet se lidhet me organizimin e brendshëm të partisë, pasi në pranverë PS-ja të zhvillojë zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese.
“Ky proces do të fillojë me zgjidhjen e drejtuesve në strukturat lokale në të gjithë vendin, për t’u përmbyllur më pas me zgjedhjen e Kryesisë së re të PS-së. Është një punë që PS e zhvillon sistematikisht gjatë këtyre viteve përgjatë gjithë kohës së qëndrimin të saj në pushtet… i shërben jo vetëm zgjedhjeve të ardhshme, por edhe trajtimit të gjithë problematikave që vihen re nga qytetarët,” u shpreh gazetarja Shkodrani.
Ndër të tjera, zbulohet se në këtë takim përveç anëtarëve të Kryesisë së PS-së marrin pjesë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar, si Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Ogerta Manastirliu, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



