Rama mbledh në takim ministrat: Diskutime maratonë të fillimvitit

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur vitin 2023 me një mbledhje me kabinetin ministror. Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në “Vilën 31” në ish Bllok, ndërsa vetë Rama publikoi edhe një foto para mbledhjes së ministrave, duke bërë me dije se do të ketë diskutime maratonë të fillimvitit.

“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit”, shkruan Rama.

Kryeministri e konsideron punën sistematike me bazën, si  arsyen e fitores së PS-së në zgjedhje, ndaj secili prej të deleguarve të partisë në qarqe, do të parashtrojë pasditen e 5 janarit, rezultatet konkrete.

RAPORTOJNË PËR REZULTATET E PS-në

Pandeli Majko- Qarku Kukës

Belinda Balluku Qarku Dibër

Elisa Spiropali   -Qarku  Shkodër

Ulsi manja –Qarku Lezhë

Adrian  Çela – Qarku Durrës

Erion Veliaj – Qarku Tiranë

Damian Gjiknuri- Qarku Elbasan

Taulant Balla – Qarku Fier

Bledar Çuçi – Qarku Berat

Mirela Kumbario – Qarku Gjirokastër

Niko Peleshi –Qarku Korçë

Bledni Klosi- Qarku Vlorë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme