Rama merr në mbrojtje Cakën: U godit në mënyrë absurde dhe të shëmtuar, por ia doli ta mbajë me sukses barrën!

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka vlerësuar ish ministrin e jashtëm Gent Cakaji, ndërsa ai i ka dorëzuar detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme zonjës Olta Xhaçka. “Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre. Duke qenë i detyruar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht” tha zoti Rama.
“Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto 2 vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ia doli ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë hap pas hapi të gjitha cilësitë e tij krejt të veçanta që do të ketë kohën dhe mundësinë t’i shpalosë në të ardhmen në funksion të kësaj lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe të pasionin e tij të politikës që unë e njoh mirë” tha zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




