Rama në Dropull: Turizmi, industria bazë

Politikë | 4 vite më parë

Kreu socialist dhe kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga Dropulli se prioritet i qeverisë së tij do të mbetet turizmi që do të fuqizojë çdo familje.

“Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha zoti Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat e Dropullit.

“Në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falenderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit. Një është është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin” tha kryeministri.

Zoti Rama me tone kritike u shpreh kundër Bashkisë së Shkodrës e cila sipas tij është i vetmi qytet ku nuk ka shërbimet e duhura për shkak të asaj që ai ju referua si verbëria politike.

“Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura” tha krzeministri. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme