Rama në Stacionin F në Paris: Qendrën më të madhe të inovacionit do ta sjellim Shqipëri

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ka bërë të ditur se do të sjellë në Shqipëri kampusin më të madh të StartUP-eve në botë, një komunitetet unik që ndodhet në zemër të Parisit.

Teksa ka vizituar ambientet e këtij korpusi, Rama shkruan se “Stacioni F, qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”

Në qendrën më të madhe të inovacionit ndërveprojnë rreth 1,000 startup-e, mbi 30 programe, nga Meta, Google e Microsoft.

STATION F ofron mundësitë për sipërmarrësit e rinj që kanë nevojë dhe duan të nisin dhe rritin bizneset e tyre duke kombinuar zhvillimin e biznesit dhe financimin e tyre.

Dikur një stacion mallrash i viteve 1920 në Paris, kjo qendër është shndërruar në kampusin më të madh të startup-eve në botë, i quajtur “Stacioni F.”

Ish-depoja hekurudhore, e njohur më parë si La Halle Freyssinet, u inaugurua në qershorin e vitit 2017 nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe në të mblidhen më shumë se 1,000 startupe në një hapësirë prej 34 mijë m2.

Stacioni F u projektua nga arkitektët francezë Wilmotte and Associates dhe u mbështet nga sipërmarrësi dhe investitori Xavier Niel. E vendosur në lagjen e 13-të të Parisit, ajo shtrihet në 310 metra – po aq e lartë sa Kulla Eifel. 

Me 3,000 stacione pune dhe një kapacitet ndërtimi prej 9,000, Stacioni F realizon mbi 20 programe ndërkombëtare dhe mirëpret qiramarrës nga e gjithë bota.

Rreth 250 milionë euro janë investuar në Stacionin F, i cili është i ndarë në tre zona: ndaje, krijo dhe qetëso.

Zona e përbashkët kujdeset për ngjarjet dhe aktivitetin social dhe përfshin një auditor me 370 vende, një hapësirë për idetë e shpejta dhe dy zona që janë të hapura për publikun – një kafene për bashkëpunime dhe një hapësirë inovacioni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme